Kosova blen dronë Bayraktar nga Turqia! Kurti: Tani jemi më të sigurt


Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2. Kështu bëri të ditur sot kryeministri Albin Kurti, cili tregoi se dronët janë blerë nga Turqia.

Ai theksoi se me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë përgëzuar oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shtuar se Kosova tani është edhe më e sigurt, “përveçse gjithnjë krenare”.

Baby Boo