Daut Haradinaj: Kurti këshillohet nga agjentë shqiptar që punojnë për Serbinë- Kam parë dokumentacione, AKI-ja e din


Daut Haradinaj nga AAK në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin tha se kryeministri Kurti duhet të vetëdijësohet urgjentisht, jo siç thotë ai, të këshillohet nga persona që janë agjendë të shërbimeve të Serbisë.“Shpresoj që nuk do të kemi sanksione edhe në procesin e integrimeve, kjo është një rrezik që mund të humbim anëtarësimin në Këshill të Evropës.

Kurti duhet të vetëdijësohet urgjent, jo të këshillohet prej dy-tre personave që janë të dyshimtë ku dera e këtij dyshimi është e bazuar që janë agjendë të shërbimeve armiqësore të Kosovës”, tha ai.Haradinaj paralajmëroi se shumë shpejt do të vërtetohet një gjë e tillë, pasi shtoi, se ka parë dokumenta që vërtetojnë këtë çështje. (https://www.biolighttechnologies.com/)

Nuk do të flas me emra, por koha do ta vërtetojë këtë që po e them. Unë personalisht kam parë dokumentacion të caktur nga burime miqësore të inteligjencës, nuk them që jam 100 % i sigurt. Koha do ta vërtetojë për kë po flasim. Po e shfrytëzojë rastin që ata të cilët janë duke nga dëgjuar, ta dinë që ne jemi në dijeni. Mos të mendojnë që në Kosovë mund të sillen sikur askush s’po dinë sen”, tha ai.

Haradinaj thotë me bindje se për informacionet që po flet, është në dijeni edhe AKI-ja.
“Po flas për agjendë shqiptar që punojnë për agjentura të huaja të cilat nuk ja dojnë të mirën Kosovës. Shumë shpejt besoj që do të dalin në publik ato prova dhe dëshmi. Jam i bindur që AKI-ja i ka këto informacione”, tha Haradinaj në Blic Interview.

Baby Boo