Kos: “Eurostandard” është vetëm një hallkë e zingjirit të krimit bankar (VIDEO)


Banka Eurostandard është vetëm një hallkë në zinxhirin e krimit të organizuar bankar me financime të paligjshme nga bankat tek kompanitë, Banka Popullore dhe institucionet në Maqedoni e dinë këtë, deklaroi sot eksperti ndërkombëtar për krimin e organizuar Drago Kos gjatë prezantimit të raportit të falimentimit të bankës.

DRAGO KOS, EKSPERTI NDËRKOMBËTAR PËR KRIMIN E ORGANIZUAR
“Në Maqedoni nga viti 2004 deri në vitin 2020 është ngritur një sistem për financime të paligjshme nga bankat. Në një nga rastet, banka A i jep një kredi një kompanie prej 500,000 euro, në të njejtën ditë ajo kredi shkoi tek banka B dhe nga aty e njejta kredi me hua në kompani tjetër po edhe në bankë tjetër, ndërsa një ditë më vonë kredia kthehet sërish në bankën A. Bankat përcaktuan se ku do të jepnin hua kompanitë. Bankat fituan para nga ky sistem. Në atë sistem ishin 7 banka, 45 kompani dhe një person fizik që ishte aktiv në skemë”.

Nga raporti rezultoi se 54 transaksione ndërmjet kompanive nuk mbuloheshin me kontrata të realizuara, gjë që dëshmon për veprimtari bankare të paligjshme.

DRAGO KOS EKSPERTI NDËRKOMBËTAR PËR KRIMIN E ORGANIZUAR
“BPRMV nuk ka dashur të regjistrojë zyrtarisht këtë skemë bankare ndërkaq kontrollet e bankës i kanë treguar këto skema, por e ka evituar problemin real dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, përveç rastit të bankës Eurostandard. Banka popullore vazhdimisht kërkoi rikapitalizim, por nuk kërkoi shkakun e vërtetë të problemit dhe kjo rezultoi në falimentimin e bankës . Lind pyetja pse u shpall falimentimi në gusht të vitit 2021 edhe pse kishte të drejtën ligjore për ta bërë këtë? Administrata ka punuar mirë, ka pasur edhe një investitor të ri, nuk e di pse ndodhi pikërisht atëherë, por ne i dimë pasojat e vendimit. Kjo nuk do të thotë se kjo skemë nuk ekziston në bankat tjera”.

Sipas ekspertëve, gabimet e Bankës Popullore do të mbeten të pazbuluara sepse askush nuk dëshiron të gërmojë për to, më së paku institucionet shtetërore.

Baby Boo