Lypësit në Strugë vazhdojnë të jenë një problem i madh


Gjatë sezonit veror, qyteti i Strugës pushtohet nga fëmijë dhe gra të cilët kërkojnë para nga qytetarët dhe turistët.

Shpesh qytetarët ankohen se nuk mund të qëndrojnë të qetë as në kafene apo restorante sepse këto persona janë shumë në numër dhe çdo moment ka ndonjë person që zgjat dorën për të kërkuar diçka.

Nga komuna e Strugës thonë se këto persona nuk janë nga Struga, por viijnë nga qytete tjera të Maqedonisë së Veriut, pikërisht në sezonin veror, kur edhe Struga është e mbushur me turistë dhe mërgimtarë.

“U konstatuam që lypsarë nga Struga nuk ka asnjë, kjo është një gjë positive për qytetin, të gjithë lypsarët janë të ardhur, dhe janë të ardhur në mënyrë të organizuar, kanë të dhëna edhe policia edhe enti për punë sociale dhe ne dhe po organizohemi që këtë fenomen ta zvogëlojmë në minimum, kemi marrë hapa që ti kontrollojmë dhe ti sanksionojmë dhe ti dëbojmë të njëjtët nga Struga, le të shkojnë në viset e tyre.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Nga komuna thonë se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me policinë dhe me entin për punë dhe politikë sociale, për të marrë masat e duhura.

“Sigurisht që personat e moshuar mund të privohen dhe ndaj tyre të nrgihet kallëzim penal dhe ka ligje shteti se si të veprojë. Këto të entit dhe policise thonë me fëmijtë e kemi problem se nuk mund ti privojmë, por nëse janë me prindërit mund ti privojnë. Ne kemi siguarar dhe ambiente ku mund të qëndrojnë 24 orë dhe mandej të largohen nga qyteti.” – u shpreh Merko.

Muaj më parë në Strugë u arrestua një nënë e cila u kap duke keqtrajtuar fëmijën e vet i cili nuk donte të lypte. Ndërsa ka edhe raste të tjera ku fëmijët detyrohen të lypin dhe paratë t’ua japin familjarëve. Do të mirren masa legale për prindërit, ndërsa fëmijët do të ndahen nga to. (TVM2)

Baby Boo