Korrigjimi i kufijve: Gani Geci, Milazim Krasniqit ti nuk po mundesh më bindë djalin tënd..


Korrigjimi i kufijve ishte tema më e përfolur kohëve të fundit. Madje vet presidenti Hashim Thaçi në disa konferenca për media e ka përmendur këtë term, ndonëse sipas tij kjo nuk do të thotë ndarje e Kosovës.

Edhe profesori i gazetarisë dhe analisti, Milazim Krasniqi, ditë më parë është shprehur se korrigjimi i kufirit në Ballkan, me efektin e dominove mund të përfshijë veriun e Kosovës, Luginën e Preshevës, Epirin Verior, Iliridën, Republikën Serbe, Sanxhakun, si dhe Çamërinë vetëm në letër. Sipas Krasniqit, ky do të ishte kthim në katrahurën e luftërave ballkanike si dhe do të ishte konspiracion kundër BE-së.

Ndërsa, lidhur me ketë, përmes një komenti të shkurtër, ka reaguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Ai duke e parë qëndrimin e Krasniqit, i ka bërë thirrje këtij të fundit që ta ndal djalin e tij (Memli Krasniqi, deputet i PDK-së) nga kjo nismë.

“Po ti kur nuk po mundesh me ja mbush mendjen djalit tendë që kjo ide është e endur, kujt tjetër po i shkruan”, ka shkruar ndër tjerash Geci në ketë koment.

Baby Boo