Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit me gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Për 24 orë janë regjistruar 674 raste pozitive nga 4.618 testime të realizuara. Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 27 pacientë.

Janë shëruar 403 persona. Raste aktive në vend janë 14.360. Që nga fillimi i epidemisë nga Covid-19 janë sëmurë 175.330 persona. Prej tyre janë shëruar 155.101 pacientë, kurse jetën e kanë humbur 5.869 persona.

Baby Boo