Koronavirusi/ Ruzhdi Metali: “Më i dobët se gripi i zakonshëm, maska që vendosim e panevojshme”


Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është doktori i njohur alternativ, Ruzhdi Metali, i cili ka folur mbi pyetjen që është shtruar në emision, “Koronavirusi tek dera/ A jemi gati të vdesim?”

“Është më i dobët se një grip i zakonshëm, është shumë i lehtë për t’u luftuar. Maska që vendosim ne është e panevojshme, problemi është veshi, s’ka problem hunda. Momenti që koronavirusi kalon në fyt, mos ta lëmë këtë virus të kalojë në mushkëri, të mos krijojë inflamacion. E lagim fytin vazhdimisht, ta fusim në stomak koronavirusin se acidi e vret çdo bakter.

Duhet të përdorim Vitaminën D, e ka veza, peshku, qumështi, e ka bulmeti. Duhet të marrim vitamin çdo dy orë. Këto janë masa parandaluese… Godet hudhrën, hyn oksigjeni, të ndihmon shumë. Duke përdorur vitaminën C pluhur, nuk ka virus që të kapi”, ka thënë Ruzhdi Metali.

Baby Boo