Zvicër: Regjistrohen 88 raste të koronavirusit të variantit të ri

Aerzte und Pflegende kuemmern sich um Covid-Patienten auf der Covid-19-Intensivabteilung im Stadtspital Triemli am 10. Dezember 2020 in Zuerich. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Vetëm një ditë më parë ishin 46 raste. Të mërkurën ishin raportuar 37 infeksione të konfirmuara me mutacione të virusit ndërsa të martën
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn deri më sot janë regjistruar gjithsej 88 raste të koronavirusit të mutuar nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut, njofton BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik).

Të kujtojmë: vetëm një ditë më parë ishin 46 raste, shkruan albinfo.ch.
Rastet deri më tani janë shfaqur në 11 kantone dhe në Principatën e Lihtenshtajnit.
Deri më sot, rastet më të shumta të konfirmuara me viruse të mutuara janë bërë të njohura në: kantonin e Bernës dhe atë të Vaudit, me nga 18 raste secili, të ndjekur nga Gjeneva, me 16 raste.

Edhe në Cyrih, numri u rrit nga shtatë në 13 raste brenda 24 orësh. Një rast i ri është konfirmuar për herë të parë në kantonin Solothurn, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Të prekur janë edhe Kantoni i Ticinos, i Valisit, Basel-Landschaftit, Graubündenit, St. Gallenit, Schwyzit dhe Principata e Lihtenshtajnit.
BAG të mërkurën kishte raportuar 37 infeksione të konfirmuara me mutacione të virusit dhe 28 të martën. Virusi nga Afrika e Jugut u konfirmua për herë të parë në Ticino më 1 janar.

Baby Boo