“Koronavirusi, një mashtrim”/ Doktori amerikan: Çfarë fshihet pas covid-19


Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan i diplomuar në Universitetin MIT të Bostonit. Ai është aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets.

Doktor Shiva u vu në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi një video e postuar prej tij në You Tube pati një audiencë të jashtëzakonshme me miliona shikime dhe mijëra shpërndarje në rrjetet sociale. Aty Dr. Shiva bën akuza të forta rreth çështjes së koronavirusit. Ai thotë se pandemia e koronavirusit, po përdoret sipas tij, nga disa elementë për të arritur kontrollin mbi njerëzit.

“Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar mandatimin e disa ilaçeve” – shprehet ai.

Dr. Shiva thotë se nga kjo situatë janë demokratët që po e ndezin situatën për përfitime politike dhe se “firmat farmaceutike po hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve dhe se duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin”.

Sipas tij janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre.

“Politikanët Bill dhe Hillary Clinton, filantropi dhe themeluesi i Micrisoft, Bill Gates, Big Pharma por edhe Anthony Fauci, imunologu i këshilluar nga Shtëpia e Bardhë. Që të gjithë duan të përfitojnë nga një vaksinë për të vënë botën nën kontroll. Janë këta emra që po e fshehin të vërtetën rreth koronavirusit”, – shprehet Dr Shiva.

Baby Boo