Prishtinë: 70 vjeçari godet një veturë në parking, mesazhi që ai la në letër bëhet viral në rrjete sociale


Një burrë dyshohet se ka goditur një veturë sa ishte duke dalë nga parkingu me automjetin e tij. Por, gjesti që ai bëri, u bë viral në internet. Një person, e postoi këtë në grupin “Merakli të Kerreve”, që siç tha ai, ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

Sipas tij, sa ishte duke qëndruar në ballkonin e banesës, e ka parë një person rreth 70 vjeç, duke dalë nga parkingu me veturën e tij, teksa e ka goditur një tjetër. 70-vjeçari menjëherë ka dalë nga vetura dhe ka lënë një letër mbi veturën e goditur.

“Ka ende njerëz të mirë! Para pak çasteve, një bacë i moshës rreth 70-vjeçare, duke dale nga parkingu me veturën e tij Golf VI +, goditi aksidentalisht një veturë Renault Megane. Unë, nga ballkoni i shtëpisë e vëzhgova tërë ngjarjen. Baci, e ndali menjëherë veturën, dhe doli që ta shikojë dëmin e shkaktuar. Pasi pa që dëmi ishte i konsiderueshëm, dhe pronari nuk ishte pranë veturës, baci nxori letrën dhe pasi shënoi diçka, e vendosi në xhamin e përparmë të veturës që e kishte goditur dhe vazhdoi rrugën”, thuhet në postimin e dëshmitarit të ngjarjes. Unë, nga kureshtja dola dhe e fotografova dëmin dhe letrën dhe mbeta i habitur, e njëkohësisht u ndjeva shumë mirë me veprimin e bacit”, thuhet në postimin e dëshmitarit.

“Ta kam rrok veturën, të lutem lajmrohu në … Sabiti”, thuhet në letrën e lënë nga 70-vjecari në veturën e goditur.

Baby Boo