Koronavirusi në Maqedoni, rritje të rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit


Po vazhdon trendi i njejtë i rritjes dhe uljes së rasteve të personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoni.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus.

Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve. Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë dhe është regjistruar një viktimë nga Velesi. Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste. Të dhënat e detajuara për gjendjen me koronavirusin janë shpjeguar edhe nga zv/ministri i shëndetësisë, Armend Asllani.

Baby Boo