Koronavirusi, më shumë se 20.000 persona mbeten pa punë


Muajin e fundit në Agjencinë për Punësim janë çregjistruar mbi 20 mijë persona. Alsat erdhi deri te lista e të dhënave ku shihet se më shumë largime ka në Shkup. Por, numra të lartë të largimeve nga puna ka edhe në qytetet tjera më të vogla. Përveç largimeve nga punëdhënësit, lista përmban të dhëna edhe për atë se sa persona kanë vendosur të japin dorëheqje dhe ta braktisin punën. Kështu që, në Tetovë, madje 90 persona në dy muajt e fundit kanë vendosur të japin dorëheqje.

Persona të çregjistruar përfshirë 3.04. 2020

Largim nga punëdhënësi Dorëheqje nga punëtori Largim pas skadimit të marrëveshjes

Shkup 301 522 2291

Tetovë 45 90 200

Gostivar 27 35 59

Kavadar 34 47 131

Kumanovë 15 45 325

Kërçovë 15 23 72

Nga Agjencia e Punësimeve thanë se nuk janë kompetent për publikimin e numrit të personave të papunë. Ata thonë se në periudhën e kaluar nuk ka pasur shumë ndryshim në regjistrimet dhe çregjistrimet e realizuara. Nga këtu për përgjigje na dërguan në Entin Shtetërore të Statistikave.

Nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në numrin e personave të regjistruar si të papunë. Theksojmë se ekzistojnë disa arsye për çregjistrim nga sigurimi i detyrueshëm social, duke përfshirë realizimin e të drejtës për pension, vdekja, ri-regjistrimi i subjektit, aktvendim gjyqësor, likuidim, largim nga puna, ndërprerje e veprimtarisë, pushimin e marrëdhënies së punës për shkaqe të ndryshme, ndërprerje të punës me marrëveshje, dorëheqje nga ana e punëtorit, largimi nga ana e punëdhënësit, dorëheqje për shkak të ndryshimeve ekonomike, teknologjike dhe strukturore, falimentim, skadimi i periudhës kohore – thonë nga Agjencia e Punësimit.

Enti Shtetëror i Statistikave e vazhdoi lojën e Agjencisë së Punësimit. Edhe nga ky institucion shtetëror morëm përgjigje se nuk janë kompetent dhe përsëri ata na thanë që përgjigje të kërkojmë nga Agjencia e Punësimit.

Enti Shtetëror i Statistikave po kryen një anketë për fuqinë punëtore nga e cila dalin të dhënat statistikore për fuqinë punëtore në vend, por kjo është anketë që kryhet në një ekzemplar. Prej këtu del edhe dallimi në të dhëna mes Entit Shtetëror të Statistikave dhe Agjencisë së Punësimit në lidhje me tregun e punës në vend – njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kriza me virusin korona një kohë të gjatë i ka mbyllur të gjitha objektet hotelierike, ndërsa përfaqësuesit e këtij sektori kanë paralajmëruar se më shumë se 20 mijë persona janë në rrezik. Shumica e sektorëve që ofrojnë shërbime për qytetarët vështirë ose aspak nuk funksionojnë. Përveç bizneseve të vogla, për shkak të punëtorëve të infektuar ose parandalimit, disa fabrika në zonat industriale në të gjithë vendin janë mbyllur dhe disa mijëra punëtorë për momentin janë në shtëpi.

Baby Boo