Bie interesimi, mbi 8 mijë mërgimtarë janë regjistruar në 24 orët e fundit


Gjatë ditës që lamë pas, ka rënë numri i mërgimtarëve që janë regjistruar në ueb faqen: census.stat.gov.mk
Deri në ora 08:00, janë regjistruar vetëm 8.429 mërgimtarë, me çka numri i përgjithshëm i të vetëregjistruarve ka arritur në 130.009.
Ditët që lamë pas, interesimi ishte më i madh.
nga Enti Shtetëror i Statistikave vlerësojnë, se me procesin e regjistrimit përfundimisht do t’u jepet fund shpekulimeve për numrat e të shpërngulurve.

“Ky aktivitet ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Maqedoninë e Veriu dhe për tërë diasporën – pas më shumë vjetësh dhe shpekulimeve të ndryshme për numrat e të shpërngurlurve, përfundimisht do të kemi pasqyrë të qartë se ku dhe sa të shpërngulur ka, që të mund të krijojmë dhe të orientojmë politika adekuate për përkrahjen e tyre dhe t’u mundësojmë shërbime të cilat u duhen në vendlindje”, vlerësojnë nga Enti i Statistikave.
Përfundojnë duke vlerësuar, se vetëregjistrimi nuk është obligim, por detyrim ndaj vendlindjes.

Baby Boo