Koronavirusi; Kina do ndalojë konsumin e kafshëve të egra, si origjinë e dyshuar e epidemisë

Komisioni kryesues i legjislativit të Kinës ka propozuar së fundmi ndalimin e tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra, praktika nga e cila besohet se ka qenë zanafilla e koronavirusit të ri vrasës.

Sigma Doors

Pekini ende është duke rishikuar ligjet e mbrojtjes së kafshëve të egra, por propozimi ishte “thelbësor” dhe urgjent në luftën kundër epidemisë, shkruan e përditshmja shtetërore.

Ekspertët besojnë se koronavirusi i ri ka kaluar te njerëzit nga bota e egër dhe kafshët e shitura për ushqim, prandaj politikat e reja do të ndalojnë konsumin e kafshëve të tilla dhe do të vendosin gjoba të rënda për shkelësit.