Koronavirusi/ Italia izolon totalisht 13 qytete


Teksa numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi ka kapur shifrën e 233 personave, ai i të infektuarve ka shkuar në 5884 sipas Departamentit Italian të Mbrojtjes Civile.

Në këto kushte alarmante, qeveria atje ka miratuar sot në darkë një dekret që do të hyjë në fuqi me 8 mars deri me 3 prill, dhe parashikon izolim total të 13 krahinave, ku nuk do të lejohej hyrje-daljet.

Dekreti parashikon ndalimin e hyrjes dhe daljes nga Lombardia dhe krahinat e Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Asti dhe Alexandria. / I.M-Dritare.net

Baby Boo