Koronavirusi/ Avokati Zaçe Islami: “Rama çirak i qeverisë së botës, vaksina për të futur çipin në trupin e njerëzve”


Avokati Zaçe Islami ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku e ka thënë se për të koronavirusi është një konspiracion botëror. Sipas tij, koronavirusi është një grip i thjeshtë. “Pse mbahen hapur fasonët dhe call center-at? Pse të gjitha shtetet nuk lejohen të bëhen analizat në spitalet private? Nuk është rastësi. Më njoftuan nga Greqia, nuk i lejojnë në spitalet private analizat. Deri më sot nuk ka vaksinë kundër asnjë gripi, vaksina është me bakteret, jo me viruset. Në sinkron u shpall pandemia, u nxorr ushtria. 5G është vërtetuar që është vrasës i çdo gjëje të gjallë. 5G nuk ka lidhje me koronavirusit, por valët që emetohen nga 5G  janë shumë të rrezikshme për gjërat e gjalla. Rama në këtë rast është çirak i qeverisë së botës. Gripi është si çdo grip tjetër, qëllimi priret nga ata që duan të mbajnë ekonominë e botës në dorë. Viruset e grupit korona janë shumë të njohur. Vaksina është për të futur nano mikroçipin në trup njerëzve për t’i kontrolluar. Para 5 vitesh një kompani amerikane e vendosi çipin midis gishtit të madh dhe gishtit tregues për të kontrolluar hyrje-daljet e punëtorëve në kompani. Kujt ia thotë ky këto 14 ditë? U caktua në fillim 14 ditëshi për të mbajtur popullin brenda. T’i mbash njerëzit mbyllur, për çfarë arsye, çfarë ka ndodhur? Në muajin shkurt unë e kam kaluar këtë grip pa e ditur se ishte koronavirusi. Më dhimbnin grykët, kisha temperaturë të lartë, kisha probleme me fytin. Tek libri “Protokollet e fshehura” çdo gjë që është shkruar aty, po realizohet tani. Përderisa është pandemi siç pretendohet, duhet mbyllur bursa”, ka thënë avokati.  

Baby Boo