Kopshtet dhe shkollat mund të mbyllen përsëri


Në qoftë se nuk respektohen masat, do të ketë përsëri karantinë. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke bërë apel për respektim të masave, pasi siç tha bazuar në ditët e fundit shifrat vetëm po rriten dhe spitalet po mbushen me shpejtësi. Madje, në disa spitale nuk kanë vend për pranim të pacientëve të rinj.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Sinqerisht besoj se paketi i ri i masave restriktive do të japë rezultat. Hapi i ardhshëm është karantinë e plotë. Ne tani jemi larg këtij skenari, por ky do të jetë hapi i ardhshëm. Po i shqyrtojmë mundësitë. Ka edhe mundësi për të intervenuar në transportin publik ose në shkurtimin e orarit të punës në disa kompani ekonomike dhe objekte hotelierike, por këto janë opsione. Duam t’i ikim kësaj. Masat janë mirë të dimensionuara, në qoftë se respektohen dhe në këtë mënyrë mund t’i ikim karantinës”.

Nëse ky trend vazhdon edhe më tej, Filipçe bëri me dije se mund të ketë sërish mbyllje të kopshteve dhe shkollave. Ndërsa, për paketin e ri të masave pritet të vendoset në mbledhjen e Qeverisë, e cila do të mbahet ditën e martë.
I pyetur nëse ka informacione në lidhje me dorëheqjet e mjekëve në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ministri Filipçe theksoi se deri më tani vetëm dy infektologë kanë konfirmuar dorëheqjen e tyre, respektivisht një nga Klinika Infektive dhe një nga Spitali “8 Shtatori”.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Deri më tani kam informacione se një mjeke infektologe ka dhënë dorëheqje në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe se planifikon të punojë në spital privat, dhe gjithashtu mjekja që ka udhëhequr Repartin Infektiv në Spitalin “8 Shtatori” ka paralajmëruar, nuk e di nëse është formalizuar, unë kam biseduar me të, por ajo është e vendosur të largohet”.

Filipçe dhe koordiantorja nacionale për transplantim Maja Mojsova Mijovska, me rasti e shënimit të 10 tetorit, Ditës Evropiane të dhënies së organeve treguan se në vendin tonë për transplantimin e veshkëve presin rreth 140 pacientë, për zemrën 20, për mushkëritë e bardha gjashtë persona.