A ishte Albin Kurti pjesë e UÇK-së, flet ish-komandanti i Koshares


Komandanti i Koshares, Hisen Berisha është deklaruar rreth deklaratës së komandantit të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, se Albin Kurtin e ka pasur bashkëlu*ftëtarë. Ai tha se nuk ka informacione se Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së, teksa tha se Kurti ditëve në vijim duhet të tregojë mbështetjen qe e ka për FSK-në.

Ish-ushtaraku, Hisen Berisha ka thënë në emisionin “Frontal” në T7 se mbajtja e armës është dëshirë dhe virtyt i secilit. Këtë deklaratë ai e dha teksa u pyet për raportin e kryeministrit Albin Kurti me armën.

Kurti u pa sot duke vështruar armët e FSK-së, gjatë një operacioni në Gjakovë, në kuadër të “Defender Europe 2021”.
“Dëshira për ta pasur dhe për ta pasur ar8mën është dëshirë dhe virtyt i secilit. Unë nuk e gjykoj z.Kurtin nga mosdëshira për ta pasur ar8mën. Refuzimi ta kesh ar8mën apo jo atëherë kur kombi yt, vendi yt pret që ti t’i dalësh zot edhe me a*rmë, krahas penës, si komandant Agim Ramadani, Sali Çekaj që kanë qenë njerëz intelektual, por edhe ne të gjallët që jemi e nuk jemi më pak të kualifikuar dhe intelektual ka qenë momenti qe e kemi marrë edhe ar*mën”, ka thënë Berisha.

Ndër të tjera, komandanti i Koshares tha se me aq sa ka informacione ai, Kurti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.
“Ajo çfarë ka thënë z.Remi se e ka pasur bashkëluftëtarë. Tash njëri duhet ta demantojë tjetrin. Remi-Hashim Thaçin, apo Thaçi-Remin. Unë nuk dua që të spekulojë me këto tema sepse nuk e di se ku ka qenë i angazhuar z.Kurti. Se kam takuar në atë zonë, por nga qëndrimet e tij dihet se nuk ka qenë pjesë e uniformës. Ai ka qenë pjesë e një zyre që e ka udhëhequr simboli i rezistencës sonë, Adem Demaçi. Ka qenë në cilësinë e zëvendësitë të tij”, ka thënë ai.

Më tutje Berisha, tha se Kurtit në ditët në vijim do ta tregojë mbështetjen që e ka për ushtrinë e Kosovës.
“Ditët në vazhdim do të tregojnë se sa z.Kurti do të jetë në nivel që ta përmbush atë hendek që e ka të fushës ushtarake duke e mbështetur ushtrinë që të ecë përpara”, deklaroi ai.

Baby Boo