Kopja ‘e frikshme’ e Angelina Jolie sëmuret rëndë me koronavirus, 22-vjeçarja ndodhet në burg dhe…


Fatemeh Khishvand njihet si kopja e shpërfyturuar e aktores së famshme, Angelina Jolie.

22-vjeçarja e cila në mediat sociale ka emrin Sahar Tabar, nga Irani, është infektuar me koronavirus dhe po lufton me jetën.

E arrestuar kohë më parë për aktivitetet e saj në mediat sociale, Sahar është në një ventilator pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se Qendra për të Drejtat e Njeriut me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se një gjykatës në vend, refuzoi të jepte lirimin e saj me kusht, pavarësisht faktit se ishte në gjendje të rëndë dhe e infektuar me virusin vdekjeprurës.
Kujtojmë se Sahar u arrestua në tetor me akuzat përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion.

Ajo u arrestua me urdhër të gjykatës në Teheranit, e cila merret me ‘krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral’.

Ylli i mediave sociale mori famë në vitin 2017 pasi ajo raportohet se kishte kryer 50 operacione për ta bërë atë të duket si aktorja e famshme, Angelina Jolie. Ajo më vonë konfirmoi se pamja e saj ishte arritur kryesisht përmes make-up dhe redaktimit.

Baby Boo