Kontrolli i brendshëm në MPB, zëvendës komandanti i “Alfave” me diplomë false


Zëvendës komandanti i njësitit për intervenim të shpejtë “Alfa”, pranë policisë së shtetit e ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. Gjatë kontrollit të fundit të cilën e ka realizuar MPB është konstatuar se zëvendës komandati i “Alfave” pa i përmbushur kushtet ligjore.

Rast tjetër i ngjashëm të cilën e publikoi MPB lidhet me avancimin e një pjesëtari të policisë i cili me diplomë të falsifikuar është punësuar si profesor universitar. Kryeshefi i policisë së shtetit, Oliver Spasovki, gjatë ditës së enjte njoftoi se kontrolli i fundit në MPB ka zbuluar se rreth 40 të punësuar kanë pasur diploma të rrejshme.

Fakti më shqetësues është se të njëjti me titujt e falsifikuar kanë arritur në pozita të larta, respektivisht pasi vërtetimit të këtyre shkeljeve ndaj të njëjtë janë shqiptuar kallëzime penale, përfshi edhe fakultet që i kanë dhënë./Pacensure

Baby Boo