Kontrolle parandaluese falas me rastin e Ditës botërore të zemrës


Në organizim të Institutit të Shëndetit Publik sot do të organizohen disa aktivitete për ngritjen e vetëdijes te popullata në përgjithësi për stil të shëndoshë të jetesës dhe parandalim të faktorëve të rrezikut të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe pasojat e tyre.

Ngjarja kryesore do të mbahet në Parkun e Qytetit te Guaca në Shkup prej orës 9:00 deri në orën 13:00, periudhë në të cilën qytetarët mund të marrin kontrolle parandaluese falas (matje të shtypjes së gjakut, nivelin e sheqerit dhe nivelin e kolesterolit në gjak, peshën dhe gjatësinë e trupit), material propagandues me përmbajtje për zgjedhje të duhura për zemër të shëndoshë, si dhe këshillime nga personeli mjekësor për stil të rregullt dhe të duhur në kushte të krizës nga pandemia me infeksionin nga virusi korona.

Ngjarja është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Arsimit Fizik dhe Shëndetësor, me çka me ndihmën e rekuizitave do të demonstrohet nevoja nga aktiviteti i matur fizik në promovim të stilit të shëndoshë të jetës dhe zemër të shëndoshë, rezistuese ndaj sëmundjeve e shkaktuar nga COVID-19.

Baby Boo