Konspiracionisti Myftaraj tregon arsyet pse Amerika e do ndryshimin e kufijve Serbi-Kosovë


Kastriot Myftari në vijim të mbrojtjes së tezës se ideja e Thaçit është një projekt amerikan, në emisionin e kësaj të mërkure dha arsyet se pse SHBA e do ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Kastriot Myftaraj: SHBA do ta çojnë deri në fund angazhimin e tyre në Kosovë. Lufta e Kosovës, bombardimi i Serbisë, fushata ajrore e NATO-s për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 u bë me ngulmimin e madh të SHBA, e kanë quajtur lufta e Madlenit.

SHBA kanë ecur me faza por çdo president ka bërë diçka, Bushi i vjetër vuri vijën e kuqe që mos e zgjeronte Millosheviçi vijën në Kosovë, Klinton me fushatën e bombardimeve, Bushi i ri me pavarësinë e Kosovës, gjatë presidencës së Obamës kemi një stanjacion dhe tani normalisht Kosova duhet të bëhet shtet me kufijtë e saj.

Sa kohë nuk ka kufij të përcaktuar është peng i Serbisë. Aq më tepër që nuk i kontrollon dhe vetë ato pjesë të territoreve që nuk kontrollon. Kritikët e Thaçit harrojnë që ato territore që i thonë Thaçit po i shet, nuk i kontrollon Kosova.Kosova po bën shkëmbim me territoret që ka tjetri.

Thaçi me duar në xhepa, shkëmben një gjë që nuk e ka me një gjë që nuk e ka.

SHBA duan ti sigurojnë Kosovës një kufi. Ata që flasin për bashkim kombëtar harrojnë një gjë: Dy shtete të pavarur mund të marrë vendim për bashkim por një shtet pa kufij të përcaktuar nuk merr dot vendime se mbart konflikte, nuk mundet që një shtet me kufij të pa përcaktuar të anëtarësohet në OKB.

SHBA duan të largojnë akuzën që u bëhet sot se latë një vatër krize në Europë, shtuat një vatër krize në Ballkan. Thonë, ne po e mbyllim këtë.

Ajo që po bëhet është një gjë normale në ecurinë e fuqizimit të shteteve, nuk e kuptojnë disa njerëz që nuk kanë ide të qarta për shtetin dhe shtetformimin dhe disa njerëz që ja duan të keqen Kosovës dhe shqiptarëve.

Baby Boo