Statistikat se sa persona janë diagnostifikuar pozitivë me koronavirus javën e kaluar në Strugë, Ohër dhe Dibër


Sipas të dhënave të Qendrës për Shëndet Publik në Ohër, nga 29 gushti e deri më 4 shtator janë diagnostifikuar gjithsej 59 të infektuar në Ohër, Strugë dhe Dibër dhe rajonet përreth.

Prej tyre 30 janë nga Struga, 21 nga Ohri dhe tetë pacientë nga Dibra.

Sipas të dhënave, Ohri ka momentalisht 42 raste aktive, Struga 59 raste aktive ndërsa Dibra është me 29 raste aktive. Në periudhlën e njëjtë, kanë vdekur tre persona, nga një në Strugë, Ohër dhe Dibër.

Që nga fillimi i epidemisë gjithsej në këto tre qytete ka pasur gjithsej 1.114 persona të infektuar.

Baby Boo