Konjufca nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni mes VV’së dhe PDK’së


Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të përjashtohet si opsion nga Lëvizja Vetëvendosje, por se vija të kuqe nuk duhet të vendosen as për partitë tjera politike.

“Politika është e gjatë, është maratonike dhe unë mendoj se natyrisht që nuk duhet ta përjashtojmë bashkëpunimin me LDK-në, kjo shije e keqe që e ka lënë keq kalkulimi i LDK-së duke e keqpërdorur qëndrimin e zotit Grenell nuk i bën nderë LDK-së, prej kësaj LDK-ja le ta harrojë se mund të përfitojë tek populli i Kosovës”, ka thënë Konjufca në Rubikon.

Ai ka vlerësuar se Vetëvendosje duhet të marrë në bashkëqeverisje atë parti që i dërgon ministrat e pakorruptuar.

“Gjatë këtij muaji në LVV do të shtohen zërat që thonë që LVV duhet të dalë me konceptin që me dalë e para në zgjedhje, dhe pastaj si e formon qeverinë është të përqendrohet tek ministrat e ndershëm, tek negocimi i ministrave. Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i negociojë ministrat kur të vijë momenti aty, unë po e shfaqi mendimin personal, mendoj që duhet të ketë një përparësi të lehtë LDK-ja, por jo në mënyrë dogmatike si në të kaluarën”.

Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka sulmuar më së shumti ndër vite.

“Mendoj që Vetëvendosje duhet ta marrë atë subjekt politik në qeverisje e cila i dërgon ministrat më të pa korruptuar në Qeveri, për shembull  i ke tre ministra i dërgon emrat,  i shikon VV, nëse kanë afera, nuk pranohen”.

Baby Boo