Behgjet Pacolli arrin në Kuvendin e Kosovës – ka një thirrje për deputetët


Sot për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës do të tentohet të zgjidhet presidenti i Kosovës
Tashmë, në Kuvendin e Kosovës ka arritur deputeti i listës së LDK-së, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka kërkuar nga gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë të përgjegjshëm.
“Shpresoj që deputetët të jenë të përgjegjshëm të krijohen institucionet e Kosovës, të zgjidhet presidenti, të fillojë punën Qeveria e presidenca, sepse tani Kosova ka më së shumti nevojë”, ka thënë Pacolli.

I pyetur se a e ka votuar Vjosa Osmanin, për presidente Pacolli është përgjigjur se ka votuar por se kë vota është sekrete.
Kujtojmë se përveç Vjosa Osmanit kandidat për president është edhe Nasuf Bejta.

Pacolli është deklaruar kundër shkuarjes në zgjedhje të reja.
Ndryshe seanca për votimin e presidentit pritet të nis në orën 17:00, shumë nga deputetet janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Baby Boo