Konjufca do të largohet nga posti i kryetarit të Kuvendit me një rekord


Sipas të gjitha gjasave, VV dhe LDK do të nënshkruajnë nesër marrëveshjen për qeverisje.
Kjo përfshinë edhe tërheqjen e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, një muaj pasi që e mori këtë pozitë.
Me këtë, Konjufca do të thyejë rekord sa i përket periudhës që një person ka qëndruar më së paku në pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Para Konjufcës, pozitën e kryeparlamentarit e kanë mbajtur Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Nexhat Daci.
Gjatë këtyre ditëve, Konjufca mori shumë urime për pozitën në të cilën u zgjodh më 26 dhjetor në seancën konstituive, por që ditëve në vazhdim ai pritet që këtë pozitë t’ia lë dikujt nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu siç edhe parashihet në marrëveshjen mes këtyre dy partive.

Baby Boo