Konjanovski: “Do të formohet komision për vlerësimin e dë*meve nga tërmeti në Manastir”


Kreu i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski sot tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës do të formohet Komision për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti i mbrëmshëm prej 5,3 ballëve sipas shkallës Rihter.
Konjanovski apeloi deri tek banorët e Manastirit që të raportojnë dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit.

“Do të propozojmë formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve rreth tërmetit të mbrëmjes së djeshme.
Komision profesionist i përbërë nga shërbime profesionale, inxhinierë nga Komuna e manastirit të ndihmuar gjatë ditës së sotme nga drejtori Vlladimir Sheshov nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve”, tha mes tjerash Konjanovski.

Baby Boo