Tregjet, respektim i ulët i masave të kujdesit kundër Kovid-19


Nga ky njoftim nuk u vetëdijësuan të gjithë qytetarët që frekuentuan sot Bit Pazarin. Nuk kishte as distancë prej dy metrash, e as nuk përdornin maska. Sidoqoftë, tregtarët nuk shqetësohen ose kanë përgjigje më ndryshe:

Bashkëbiseduesja jonë thotë se ka pasur gjëra më të rëndësishme se masat preventive.

Më pak lëvizje kishte në tregun e Çairit. Por edhe atje shumica nuk mbanin maska.

“Nëse nuk mbani maskë në treg, do t’ju kushtojë 20 euro. Por sot brenda tregut kamera e Alsatit nuk regjistroi asnjë polic për ta rregulluar atë”.

Kishte një polic para tregut. Dy ditë më parë, Alsat pyeti Ministrinë e Brendshme nëse nëpër tregje do të ketë kontrolle të përforcuara. Nga atje me përgjigje se policët çdo ditë ndërmarrin masa dhe aktivitete përkatëse për të sanksionuar qytetarët që nuk respektojnë vendimet e qeverisë dhe ndalesën për lëvizje.

“Ministria e Punëve të Brendshme i sanksionon qytetarët që nuk i respektojnë masat”, thonë nga MPB-ja.

Sipas dekreteve qeveritare, mbajtja e maskave është e detyrueshme në tregjet e mbyllura dhe hapësirat e tjera publike, por edhe jashtë, ku nuk është e mundur të mbahet distanca e nevojshme./Alsat

Baby Boo