Konfiskohet metamfetamin me vlerë 140 milionë dollarë


Është arrestuar një person pasi është aksidentuar me policinë, me vete kishte metamfetamin në vlerë 140 milionë dollarë.

Personi ka qenë i moshës 28 vjeçare i cili para stacionit të policisë në Sidnej të Australisë është aksidentuar me një makinë të policisë.

Gjatë bastisjes së furgonit të tij janë zbuluar bunkere speciale ku i kanë kapur 273 kilogram metamfetamin.

Është vlerësuar se metamfetamina e konfiskuar në treg do të kishte arritur 200 milionë dollarë australian apo rreth 140 milionë dollarë amerikan.

Personi i arrestuar është akuzuar për transport të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe drejtim të makinës në mënyrë të pakujdesshme.

Baby Boo