Qeveria shkurton 4 milionë euro të parapara për financimin e partive politike


Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi shkurtimin e 4 milionë eurove, mjete të parapara për partitë politike për vitin 2020. Për këtë në Facebookun e saj ka njoftuar Ministrja e Drejtësisë Retana Deskoska, e cila ka shkruar se “Qeveria miratoi Dekretin për Ligjin për partitë politike me çka zvogëlohen mjetet financiare për partitë politike”. Madje në fotografinë që Deskoska ka shpërndarë shkruhet: “Në vend të pagesës për partitë politike, 4 milion euro do të qëndrojnë në buxhet”.

Në vend të 0,15% nga buxheti, partitë politike do të marrin vetëm 0,04%, ose e shprehur në shifra, nëse për financimin e partive politike këtë vit do të duhej të paguheshin 320 milionë denarë, me Dekretin me fuqi ligji për financimin e partive politike për vitin 2020, tani në total do t’u paguhen 71.480.556 denarë.

https://www.facebook.com/renatadeskoska/posts/2724083661204070

Baby Boo