Konfirmohet: Edi Rama bëhet ministër i punëve të jashtme


Në një kohë kur propozimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm shkaktoi përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, për shkak të mosdekretimit të tij, mësohet se kush do jetë kryediplomati shqiptar.

Ai do jetë vetë kryeministri Edi Rama.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sot është afati i fundit për Presidentin për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit. Por burime nga Presidenca thonë se Ilir Meta nuk do ta lërë ministrinë e Jashtme pa ministër në kushtet kur vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm sa i përket procesit integrues, por edhe vizitave me rëndësi të zyrtarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Të mërkurën, më 16 Janar, Ditmir Bushati do të presë homologun italian Milanesi, ndërsa një ditë më vonë atë holandez, Blok. Bushati ka vendosur kështu të mos anulojë vizitat e zyrtarëve të huaj në vend, por nga ana tjetër ka analuzuar vizitën që duhet të zhvillonte në Gjermani me homologun gjerman Heiko Mass.

Baby Boo