Shkupi dhe Prishtina janë ndër qytetet më të ndotura në botë


Shkupi dhe Prishtina janë radhitur në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, njofton Anadolu Agency, duke iu referuar Indeksit Jetësor të Cilësisë së Ajrit pranë Universitetit të Chicagos

Delhi në Indi është qyteti me ajrin më të ndotur, pas tij vjen Pekini i Kinës dhe i treti, sërish një qytet indian Kalkuta. Në radhë futen Shkupi, San Francisco në SHBA, Krakova në Poloni, Prishtina, kryeqyteti i Mongolisë Ulanbatar dhe Lahori në Pakistan.

Sipas raportit, ndotja e ajrit është bërë më vdekjeprurëse sesa një numër i madh faktorësh dhe se mund të bëhet edhe më e rrezikshme nëse nuk merren masa.

Baby Boo