Konfirmohen tre të vdekur nga rënia e veturës në lum!


Tre persona kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë që ndodhi rreth orës 09:10 në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” ku një makinë ra në lumin Shkumbin.

Një mjet ku udhëtonin 5 persona në total, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në lumin Shkumbin.

Shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve arritën të nxjerrin nga makina e rënë në lumë 2 persona të cilët u dërguan në spital.

Baby Boo