Zaev nga Luksemburgu kr*itikoi Bullgarinë për mungesë respekti ndaj Maqedonisë së Veriut


Kryeministri Zoran Zaev nga Luksemburgu ash*përson tonet kundrejt Bullgarisë fqinje dhe Bashkimit Evropian. Gjatë vizitës zyrtare, Zaev ka deklaruar se vetoja bullgare është mungesë respekti ndaj Maqedonisë së Veriut, por Qeveria vendase mbetet e përkushtuar në rrugën eurointegruse.
“Qëllimi kryesor është që të zgjidhen dallimet historike në interpretimet mes Shkupit dhe Sofjes. Më duhet ta them se me këtë qasje BE-ja nuk do të ekziston. Evropianët shohin nga e ardhmja, jo nga e kaluara”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Nga ana tjetër, kryeministri bullgar, Bojko Borisov gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani ka deklaruar se kontesti mes dy vendeve duhet zgjidhur mi bazën e arsyes dhe jo të emocioneve. Sipas Borisovit zgjidhja e kontestit mes dy vendeve arrihet përmes vullnetit politik.

“Të gjitha kontestet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet zgjidhur. Gjeneratat e ardhshme nuk do na falin për mundësinë e humbur. Heronjtë që kanë dhënë jetën nuk duhet të jenë subjekt i ndarjeve. Ëndrra e tyre ishte të ishin bashkë dhe për këtë dhanë jetën. Ata duhet të jenë urë e lidhjes dhe jo subjekt për ndarje”, pohoi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.
Dy homologët ndajnë qëndrimin e përbashkët se deri në qershor mund të arrihet zgjidhje e pranueshme për dyja palët, nëse palët janë konstruktive në negociata.

Baby Boo