Konferenca e zëdhënësit të Qeverisë Boshnjakovski: nga 16 pyetje, asnjë përgjigje!


“Do t’ju drejtoja në këtë institucion, për informata më të detajuara kontaktoni atë institucion, do të shohim, bëhuni më të durueshëm, nuk do të dëshironim të komentonim: është anketë dhe qeveria nuk komenton anketat, për përgjigjen do të ju njoftojmë brenda ditës, do t’ju dërgojmë përgjigje me e-mail, do të duhet ta verifikojmë këtë informacion, të presim…”, kësisoj zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski iu përgjigj 16 pyetjeve të gazetarëve të Maqedonisë në konferencën e rregullt që mbahet pas mbarimit të seancave qeveritare, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse pyetjet ishin aktuale, dhe kishin të bënin kryesisht me çështjen e emrit, titujt medial që qarkullojnë nga mëngjesi, servisimin e Mercedesit të kryeministrit, dhe pika të programit qeveritar, sërish përgjigje nuk u dha në asnjërën.

Zëdhënësi Boshnjakovski më gjatë foli për pyetjet ku u kërkua koment në lidhje me qëndrimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ku thotë se nuk pranon zgjidhje të çështjes së emrit të Maqedonisë në formë të “erga omnes”, por megjithatë as këtu nuk dha përgjigje. Ndërkohë që kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka komentuar të njëjtin.

“Për momentin nuk do të hyjmë në atë temë, nuk do të komentoj për procesin e mëtutjeshëm të situatës në lidhje me negociatat për emrin që po bëhen, respektivisht, për finalizimin e që është në rrjedhë. Të presim edhe pak që Ivanov t’i marrë të gjitha informatat, sikurse tha edhe dje kryeministri, vijon një proces, që duhet të na dërgojë në zgjidhje përfundimtare, dhe dalja nga ky problem që kemi qenë si shtet”, tha Boshnjakovski.

Baby Boo