Agjenda e gjelbër edhe në autokampin Livadhishtë

Strugë, 14 qershor – Në prag të hapjes zyrtare të sezonit veror veçmë po i finalizojmë punimet për riparimin e objekteve në kuadër të Autokampit Livadhishtë, kështu informon Adem Avziu, drejtori i Elem Turs.
Pjesë e agjendës dhe në listën e prioriteve për këto hapësira janë ndërhyrjet që po realizohen, si:

Riparim i tërësishëm i toaleteve publike; Zëvendësim i dritareve dhe dyerve; Riparim i ndriçimit publik; Lyerje dhe riparim të pjesës hyrëse të Autokampit; Dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim të plotë në hapësirat e hapura dhe të mbyllura të autokampit; Pastrim, mbjellje dhe mirëmbajtje ditore të hapësirave të gjelbërta; Me këto ndërhyrje mundësuam që këtij kampi t’i japim një shkëlqim të ri dhe të krijojmë kushte më të mira për të gjithë vizitorët.