Koncert madhështor me yjet e muzikës për infermierët dhe mjekët


Një koncert i yjeve të muzikës, që do të performojnë nga shtëpitë e tyre e do të transmetohet në televizion, po bëhet gati. Mbi 100 artistë, duke përfshirë edhe Rolling Stones dhe Billie Eilish do të marrin pjesë, kjo si mbështetje për punonjësit e vijës së parë në luftën ndaj koronavirusit.

Ky event global do të zgjasë 8 orë dhe do të menaxhohet nga lëvizja “Global Citizen” dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për organizimin dhe detajet e spektaklit po kujdeset, Lady Gaga. “Ne mund të jemi të ndarë tani, por ska qënë asnjëherë më e rëndësishme që të bashkohemi”, kjo është motoja.

Baby Boo