Rastet e para të llojit britanik, Cana: Momentalisht kemi situatë stabile


Vendi ka filluar të regjistroj rastet e para të të infektuarve me llojin britanik të infeksionit të virusit korona, ndërsa në laboratorit e institucioneve shëndetësore ndodhen edhe dhjetra mostra tjera, rezultatet e të cilave do të publikohen në ditët në vijim. Por pa marrë parasysh llojet e ndryshme të infeksionit që janë të pranishme tek ne, situata momentale është stabile, nuk ka nevojë për panik, por për kujdesje maksimale nga të gjithë, tha në “Intervistën e Javës” në TVM2 infektologu Fadil Cana.

“Tash për tash në Klinikën për Sëmundje Infektive nuk mund të them se janë ky apo ai variant, të gjithë janë të prekur dhe konsiderohen sikur të jenë nga ai varianti konsiderohen si të prekur me Covid-19 të cilët kanë nevojë për shtrim spitalor”, u shpreh, u shpreh infektologu në klinikën infektive në Shkup, Fadil Cana.

Shkenca mjekësore aktualish po punon në zbulimin se cila grup mosha dhe kategori të qytetarëve më së shumti infektohet nga mutacionet e reja, gjegjësisht nga versioni britanik. Ajo që botërisht dihet deri në këto momente është se simptomat e llojit të ri të virusit janë të ngjashme me ato të deritanishmet, se transmetimi i këtij infeksioni është për 70 % më i shpejt dhe se i njëjti kalohet me më pak pasoja shëndetësore sesa versioni fillestar të SARS COV2, thotë Cana.

“Në nivel botëror në nivel të hulumtimeve shkencore të deritanishme të informacioneve është konstatim se ky mutacion mund të jetë për 70 % më i transmetueshëm, mirëpo nuk është konstatuar se shkakton agresitivitet dhe vdekshmëri më të lartë”, theksoi Cana. Por cila vaksinë sipas Canës, është më e sigurt për tu vaksinuar dhe cila mbron organizmin më gjatë nga virusi korona?

“Dy vaksinat mbajnë primatin siç është bionteku i “Pfizerit” dhe vaksina e “Modernës”. Këto janë dy vaksinat të cilat tani për tani janë më të vërtetuara dhe janë të lejuara në më shumë shtete të botës. Pas këtyre vijnë vaksina e “AstraZenekës”. Por sa është organizmi imun pas marrjes së dy dozave? “Askush nuk mund ta thotë atë pasi që në vijëm procesi i vaksinimit në shumë vende. Do të duhet pritur një periudh kohore që të mund të bëhet një studim në atë drejtim ku do të mund vërteton se vallë sa do të mund të jetë imuniteti”, u shpreh Cana.

Cana u sqaron skeptikëve se shumë të rralla janë efekte të rënda anësore pas marrjes së vaksinës anti-covid. Për këtë arsye ai u apelon qytetarëve që pa mëdyshje të vaksinohen, pasi që sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të lu*ftuar pandeminë. Derisa vaksinat e parë të arrijnë dhe fillon imunizimi masovik të popullsisë tek ne, Cana apelon për kujdesje maksimale dhe respektim të masave të deritanishme që ngadalësojnë përhapjen e virusit corona.

Baby Boo