Kompensimet më të larta se tatimi personal


Kompensimet e tilla të vlefshme 250 milionë euro jo vetëm që rëndojnë biznes ambientin, por edhe si shumë – ato janë edhe më të larta mëdha se niveli i tatimeve më të rëndësishme në shteti, si tatimi personal dhe ai në fitim

 

 

Shkup, 12 qershor – Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon nga Qeveria racionalizimin apo edhe anulimin e së paku një pjese të pagesave parafiskale që nuk janë tatime. Nga shoqata më e madhe e bizneseve në vend kërkojnë së pari përpilimin e një Regjistri të saktë të kompensimeve parafiskale dhe pagesave të tjera jotatimore, si dhe analizën e arsyeshmërisë së tyre në nivel lokal dhe qendror sipas veprimtarive të ndryshme, shkruan gazeta KOHA.

Duke arsyetuar nevojën e uljes apo edhe anulimit të një pjese të këtyre kompensimeve që shpesh nuk arsyetojnë pagesën e tyre, nga Oda Ekonomike thonë se kompensimet e tilla parafiskale të vlefshme 250 milionë euro, jo vetëm që rëndojnë biznes ambientin, por si shumë janë edhe më të larta se niveli i tatimeve më të rëndësishme në shteti, si tatimi personal dhe ai në fitim.

“Në vitin 2016, në totalin e pagesave në arkën e shtetit, pagesat e tilla marrin pjesë me 14 për qind që si shumë është më e madhe se vlera e tatimit personal prej 12 për qind dhe vlera e tatimit në fitim prej 9 për qind të paguar në arkën e shtetit. Nga ana tjetër, kjo shifër është afër shumës së akcizave prej 20 për qind që paguhen në arkën e shtetit. Këto kompensime që kanë trend në rritjes vitet e fundit, nuk ndihmojnë as krijimin e një biznes ambienti të favorshëm për kompanitë dhe rritjen e investimeve vendore dhe të huaja. Andaj, ne kërkojmë së pari vendosjen e një Regjistri të këtyre kompensimeve për shkak se askush në shtet nuk ka një pasqyrë të qartë të pagesës së tyre, si dhe analizë së arsyeshmërisë së tyre në nivel lokal dhe qendror ”, thotë Aneta Trajkovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas saj, anulimi i një pjese të këtyre kompensimeve dhe racionalizimi i tyre nuk është proces që mund të ndodh brenda nate, sepse një pjesë e tyre ndoshta edhe duhet të paguhen.

Megjithatë, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksojnë se edhe zyrtarisht, para Qeverisë kanë ngritur iniciativë që në kuadër të reformave të paralajmëruara tatimore, të përfshihen edhe kompensimet parafiskale dhe jotatimore.

“Sistemi tatimor në Maqedoni ofron një hapësirë të pakufizuar që përmes akteve të ndryshme nënligjore, vendimeve të Këshillave Drejtues dhe mënyrave të ngjashme ligjore të vendosen kompensime të ndryshme që vështirë kontrollohen. Andaj, edhe Ministria e Financave nuk mund të ketë një pasqyrë dhe kontroll të plotë ndaj këtij sistemi. Për këtë shkak, nevojitet që së pari sistemi i tenderëve publik të jetë më shumë i kontrolluar dhe nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Financave, si dhe nevojitet që me Ligjin për të ardhurat dhe harxhimet publike të gjitha kompensimet shtesë që llogariten si të ardhura vetanake , në të ardhmen të llogariten si të ardhura në buxhet”, thekson më tek Trajkovska.

Në ndërkohë, edhe anketa e fundit e Odës Ekonomike e Maqedonisë ka treguar se kompensimet e shumta parafiskale për shërbimet publike që nuk janë tatime, vështirësojnë punën e biznesit që lufton me pagesën e pagave, borxheve të ndryshme ndaj shtetit dhe partnerëve afarist. Harxhimet e tilla jashtë tatimeve që shpesh edhe nuk kanë kuptim, ose biznesi nuk fiton kompensim të vërtetë për pagesën e kryer, ngarkojnë kompanitë edhe me harxhime shtesë. Ato paguhen në nivele të ndryshme të administratës si kompensime për vendosjen e emrit të firmës, harxhime për pjesëmarrje në tenderë… Përkundër faktit se tatimet në Maqedoni për biznesin janë të ulëta, megjithatë mjaft kompensime i shkaktojnë harxhime të mëdha biznesit dhe e ngufasin punën e tij të përditshme. Ndër kompensimet e ndryshme jashtë tatimeve janë edhe kompensimet që vendosen nga pushteti lokal, nga Këshillat drejtues të agjencive apo ndërmarrjeve publike, si taksat e ndryshme komunale, administrative dhe gjyqësore etj.

Baby Boo