Sugareski: Rruga Kërçovë-Ohër do të jetë gati në vitin 2021


Sot ministri për Transport dhe Lidhje, Vllado Sugareski, kreu mbikëqyrje të ndërtimeve të rrugës Kërçovë-Ohër dhe në tunelet pranë fshatit Popoec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot jam këtu për mbikëqyrje të tërë shtegut të rrugës Kërçovë-Ohër. Më informuan për punët ndërtimore që zhvillohen në terren. Duhet të pranoj se ka ngadalësim në dinamikën e punimeve pasi që trashëguam probleme të shumta në projekte dhe realizimin e dobët të punimeve nga kompanitë: Sinohidro, Transmet dhe të tjerat që janë të kyçura në ndërtimin e kësaj rruge”, tha Sugareski.

Sugareski tha se të gjitha problemet që kanë trashëguar në rrugët Kërçovë-Ohër dhe Milladinoc-Shtip, kanë qenë shkaku i vëretë për ngadalësimet e punimeve në terren, gjë që, sipas tij fuqishëm ka ndikuar në zvogëlimin e normës së rritjes në sektorin e ndërtimtarisë dhe në përgjithësi, në BPV-në e vendit.

“Në lidhje me këtë rrugë, punët ndërtimore fillojnë të arrijnë dinamikën e pritur, gjë që do të kontribuojë në respektimin e afatit për përfundim në vitin 2021”, tha Sugareski./Telegrafi/

Baby Boo