Kompanisë “Bechtel dhe Enka” i lëshohen edhe 7.2 milionë euro, a do të fillojë përfundimisht ndërtimi i autostradave?


Ministria e Transportit dhe dhe Lidhjeve më 28 korrik ka transferuar edhe 443.602.000 denarë te kompania publike “Rrugët e Shtetit”, që është transaksioni i tretë me radhë i dedikuar për “Bechtel dhe Enka”, kontraktues që duhet të ndërtojë autostradat nga Korridori 8 dhe 10d.

“Rrugët e Shtetit” konfirmojnë se këto 7.2 milionë euro janë të destinuara për projektin e ndërtimit të autostradës nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” dhe nga aty shtojnë se nuk është një shumë e jashtëzakonshme që duhet t’i paguhet kontraktorit.

“Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore raporton se në bazë të detyrimeve nga Marrëveshja për realizimin e seksioneve të Korridorit 8 dhe 10 e, dhe në përputhje me Programin e Financimit të Infrastrukturës Rrugore për projektet e Korridoreve 8 dhe 10 e për vitin 2023 të miratuar. nga Qeveria e RSM-së dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 63/23, janë paguar mjete në vlerë prej 443.602.000 denarë.

Këto mjete janë të destinuara për pagesë në përputhje me nenin 14.2. nga Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, d.m.th për mobilizimin, prokurimin e pajisjeve, bazave dhe materialeve për kontraktorin dhe për të mbështetur aksesin në fonde, për testet gjeomekanike, mobilizimin, personelin me mekanizim, ngritjen e kampeve, laboratorit dhe punime të tjera nga kontraktori” thuhet nga Ndërrmarja për rrugë shtetërore

Baby Boo