Komiteti i Helsinkit: Plani 18 duhet të përpunohet


Sipas sondazhit të kryer në kuadër të projektit Rrjeti 23+, 47 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë vlerësojnë se gjendja në gjyqësi është e keqe dhe se gjyqësori është i varur, i njëanshëm dhe joprofesional. Nevoja për reforma gjyqësore u konfirmua nga raporti i parë dhe i dytë i grupit të udhëhequr nga Priebe. Urania Pirovska e Komitetit të Helsinkit tha se Plani 18, i cili u prezantua sot nga zv. kryeministri Osmani, duhet të përpunohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Goce Kotevski nga Shoqata e Juristëve të Rinj thotë se është shumë e rëndësishme që gjyqësori të ketë persona të aftë që do të kontribuojnë në përmirësimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Projekti Rrjeti 23+ është realizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, ndërsa financohet nga BE dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd. /Telegrafi/

Baby Boo