Kolonë 300 metra e pritje 50 minuta, gjendja aktuale nëpër pika kufitare

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë, raporton Express.
Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare.

Baby Boo

Bazuar në publikimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin 20-50 minuta për të dal nga Kosova, përmes pikëkalimit kufitar në Merdare. Në këtë pikë kufitare, kolona është 300 metra.
Po kaq shumë iu duhet të presin edhe te Dheu i Bardhë. Ndërkohë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 3 deri në 5 minuta.