“Këtë do të shihni nëse nuk mbani maskë”, mjeku amerikan tregon me video procesin e intubimit


Një doktor amerikan ka treguar me anë të një videoje në Twitter atë që sheh një pacient me Covid-19 kur ndodhet në gjendje të rëndë. Dr. Kenneth E. Remy, i cili punon në një spital në Misuri, tha se e ka postuar klipin për të ndërgjegjësuar njerëzit në mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës sociale.

Videoja nis me doktorin që lëviz celularin para-mbrapa, duke treguar atë që sheh pacienti kur është i lidhur me një ventilator. “Kështu duket kur merr frymë 40 herë në minutë dhe ke një nivel oksigjeni poshtë 80”, thotë mjeku në video. Më pas, ai e vendos në tavolinë celularin me të cilin po regjistron dhe bën sikur do të intubojë pacientin.

“Shpresoj që momentet e fundit të jetës suaj të mos jenë kështu. Sepse këtë pamje do të shihni nëse nuk mbani maskën në publik, nëse nuk mbani distancën sociale, nëse nuk lani shpesh duart. Ju garantoj që këtë pamje do të keni përballë. Ju garantoj që këtë pamje do të kenë përballë nëna, babai apo fëmija juaj. Situata është serioze. Ju lutem, merrni masat që të ulni transmetimin e virusit për ju dhe të dashurit tuaj”, shprehet mjeku amerikan.

Baby Boo