Kodi Zgjedhor, mblidhet Komisioni për Çështje Evropiane


Me të mbaruar takimi i liderëve i cili nuk solli asnjë koordinim për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Kuvend u thirrë Komisioni për çështje evropiane. Ndryshimet e propozuara nga ekzekutivi parashohin që anëtarët e KSHZ-së të mos zgjidhen me 2/3 e votave siç ka qenë deri më tani, por me shumicë absolute, gjëgjësisht me 61 vota. VMRO-DPMNE-ja tha se komisioni është përshpejtuar meqë akoma nuk janë proceduar mbi 400 amendamentet që janë parashtruar. Propozim-ndryshimet i cilësuan si skandaloze dhe jo në përputhje me legjislaturën evropiane prandaj nuk e konsiderojnë të arsyeshme që ata të etiketohen me yllin e BE-së. Kryetari i komisionit Artan Grubi tha se nuk ka kompetencë për të tërhequr këtë pikë të rendit të ditës. Ndryshimet duhet të votohen, e shumta, të shtunën.

Të tregoni vetëdije dhe ndërgjegje se me forcë këto gjëra, veçanërisht Kodi Zgjedhor asnjëherë, nëse doni t’ju flas me fjalorin e kolegëve të mi nga LSDM-ja, as në vitet më të këqija të VMRO-DPMNE-së, regjimit kur ai ishte më i fortë, kështu nuk ka qenë. Kodi Zgjedhor pa pajtim me opozitën në këtë shtet edhe në periudhën nga ‘94 deri në ‘98 kur në Kuvend nuk ka pasur opozitë, LSDM-ja e atëhershme ka bërë konsultime me opozitën joparlamentare për Kodin Zgjedhor nga viti ‘98 – deklaroi lija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në kuadër të BE-së, kur bëhet fjalë për Kodin Zgjedhor, vendet anëtare, këtë çështje, në bazë të marrëveshjeve me BE-në, ja kanë lënë secilit vend anëtar ta rregullojë dhe BE-ja si e tillë nuk ka të drejtë të përzihet në legjislaturën zgjedhore të vendeve anëtare të BE-së e aq më pak të vendeve që janë larg rrugës së BE-së – deklaroi Nevenka Stamenkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo