Publikohen shifrat ditore të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka regjistruar të premten gjashtë viktima me koronavirusin e ri.
-“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, IKSHPK-ja ka raportuar për 860 të infektuar me këtë virus, pas kryerjes së 4,318 testeve.
Më 26 shkurt, autoritetet shëndetësore kanë thënë se 682 pacientë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa aktive janë 13,106 raste.
Prej 13 marsit të vitit të kaluar, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 86,194 të infektuar.

Prej tyre 1,819 kanë vdekur.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se në ambientet spitalore janë duke u trajtuar 868 pacientë.
Në mesin e tyre, 720 pacientë janë të infektuar me koronavirus.
Sipas raportit të SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 670 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Baby Boo