Koço Angjushev bë thirrje që bashkëpronarët e firmave të tij të rishqyrtojnë vendimin për aplikim të masave nga Plani për rritje ekonomike dhe të tërhiqen.
Angjushevi për AIM thotë se Plani për rritje ekonomike nga politikat ekonomike të Qeverisë parasheh kushte të njëjta dhe trajtim fer për të gjithë, dhe tha se nuk duhet të lejoj asnjë pikë e zezë në gjithë procesin.
“Kritere transparente, kushte të qarta të definuara dhe mundësi fer për të gjithë që i plotësojnë kushte. Këto janë principet mbi të cilën është ndërtuar Programi për rritje ekonomike dhe jam i bindur se ekonomia e ndërtuar me përkrahjen e firmave që zhvillohen, është ekonomi e cila ofron rroga më të larta dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët”, thotë Angjshevi.
Angjushevi thotë se të gjitha firmat e tij janë të regjistruara në listën anketuese, dhe në pajtim me ligjin, pasi u emërua në funksion ai është dorëzuar nga drejtimi i firmave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se e ka shitur EDC-në dhe se firmat në të cilat është bashkëpronar duhet të kenë trajtim të barabartë me të gjitha firmat tjera./Telegrafi