OBSH: Mos politizoni me vendimet për rihapjen e shkollave


Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programe për raste emergjente, Majk Rajan tha se vendimet e tilla kërkojnë të shikohet sesi shkollat, vendet e punës ose objektet për kujdes afatgjatë reagojnë individualisht ndaj epi*demisë së kor*onavir*usit.

Deklarata është dhënë gjatë kohës kur personat zyrtarë në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp gjithnjë e më shumë bëjnë thirrje për hapjen e shkollave në SHBA.

“Ne duhet të përqendrohemi në një strategji gjithëpërfshirëse afatgjate që përqendrohet te të gjithë në të njëjtën kohë”, tha Rajan. Ai theksoi se shtetet duhet të marrin vendime bazuar në rrethanat që mbizotërojnë në to ose nivelin aktual të transmetimit.

Baby Boo