Kobler: Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më afër BE-së


Për referendumin të caktuar më 30 shtator dhe vizitës së disa kryeministrave dhe diplomatëve në Maqedoni, për rrugën drejt BE dhe NATO-s, në intervistë për AIM u përgjigj ambasadorja e Austrisë Renata Kobler, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedoni është para dyerve të BE-së me rekomandimin, por edhe me “detyrat e shtëpisë” të cilat duhen të kryhen.

“Saktësisht, nga viti 1995 vendi im është anëtare e Bashkimit Evropian. Që atëherë shumë punë janë përmirësuar. Kjo është hera e tretë që Austria udhëheq me BE-në. Vendi juaj shkëlqyeshëm lëvizë në atë drejtim dhe asnjëherë s’keni qenë më afër Bashkimit Evropian, Raporti i rekomandimit të Komisionit në prill ishte pozitiv. Këshilli i ministrave në qershor, gjithashtu, dha sinjal pozitiv. Mund të them se bashkëpunimi me vendet fqinjë është përmirësuar shumë. veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, ndërsa është përmirësuar edhe bashkëpunimi me Bullgarinë”./Pacensure

Baby Boo