Klubi i futbollit të vogël Shkëndija “FUTSAL” triumfon në fushën e sportit, rikthehet fuqishëm në elitën e futbollit


Pas fitores së KFV Shkëndija “Futsal” kundrejt KFV Klimi Kavadarci 4-2, KFV Shkëndija “Futsal” rikthehet në elitën e futbollit të vogël në Maqedoni.
KFV Shkëndija “Futsal” po korr suksese të pakontestueshme në fushën e sportit, duke ofruar ndeshje më të rafinuar dhe duke përfshirë futsalin në fazë të re të zhvillimit të futbollit në vend.

Ggjithashtu shumica e lojtarëve konsiderohen si më të mirët në kategorinë e futbollit të vogël, ashtu siç janë Portier Valtrim ibraimi, Portier Elmedin Shabani, Portier Sunaj Mustafi, Muhamed Ziberi, Meriton Alili, Kushtrim Karimani, Florim Ameti, Edis Murtezani, Natmir Imeri, Kastriot Fejzulahi, Urim Mavraj, Agon Hashimi dhe Elvir Nurishi, pa dyshim kjo është një nga arsyet pse KFV Shkëndija “Futsal” po triumfon në fushën e futbollit duke u shpallur kampion në Ligën e dytë, ku ka siguruar me automatizëm rikthimin në Ligën e parë të futbollit të vogël në vend. Të pranishëm në këtë ngjarje ishte zv.drejtori i Agjencisë për rini dhe sport z. Avni Rustemi dhe udhëheqës sektori për kulturë dhe sport pranë Komunës së Tetovës z. Ahmet Qazimi.

Nga ky klub inkurajojnë futbollistët e rinj të qytetit të Tetovës që të praktikojnë futsal së bashku me futbollin për të krijuar epërsi teknike si futbollist. Kryetari i KFV Shkëndija “Futsal” Ajetali Dervishi – Tushi gjithashtu pa hezituar shprehi mirënjohje për përkrahje nga zv.drejtori i Agjencisë për rini dhe sport z. Avni Rustemi dhe për kryetaren e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi.

Baby Boo